Njësia “Fast” e policisë së Tiranës vuri në pranga një 42-vjeçar gjeorgjian të shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me dhunë në vendin e tij dhe shtete të tjera.
Mindia Lavasogli që konsiderohej kreu i një grupi grabitësish të dhunshëm, fshihej në Tiranë duke përdorur një pasaportë ukrainase te falsifikuar. Ai ishte dënuar me 12 vite burgim në vendin e tij në vitin 2018 për pengim të punës së gazetarëve dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Lokalizimi i tij u bë i mundur pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet malazeze dhe tashmë ai do të ekstradohet në vendin e tij. Mindia Lavasogli (Goradze) strehohej në Tiranë, dhe akuzohet si kreu i një grupi kriminal të dhunshëm, me aktivitet kryesisht në krimet kundër pasurisë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera.