Është arrestuar në aeroportin e Athinës, një 48-vjeçar shqiptar, i njohur si “Taqi shqiptari”. Ai konsiderohet nga autoritetet greke si mik i ngushtë me Alket Rizain.
“Taqi” akuzohet për shpërthimin me tritol të një makine tip Smart në vitin 2014 në rrugën që lidh Athinën me aeroportin, ku mbeti i vdekur një 35-vjeçar shqiptar.
Po ashtu, 48-vjeçari akuzohet edhe për përfshirje në një sul të armatosur ku mbeti i vdekur një baskëatdhetar i tij dhe u plagosën tre të tjerë.
“Taqi” është vlerësuar si person me rrezikshmëri të lartë. Pas arrestimit, ai i ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij.