Kapet 28-vjeçari i shumëkërkuar turk për mashtrim me kriptomonedhat.
Faruk Fatih Özer fshihej në Shqipëri prej shumë kohësh dhe madje Turqia kërkoi vitin e kaluar ekstradimin e tij.
Faruk Fatih Özer është kapur në një nga plazhet e jugut të Shqipërisë ndërsa ka qenë nën shoqërinë e E.H.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe vetë E.H, për shkak se akuzohet se ka ndihmuar personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasi turk i akuzuar për mashtrim me qindra milion dollar, ka qenë duke lëvizur prej shumë kohësh i lirë nëpër Shqipëri, por vetëm sot është bërë i mundur arrestimi i tij.
Özer akuzohet se ka mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.
Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të kriptove Thodex, humbi gjurmët pasi u konstatua se ai u arratis në Shqipëri më 20 prill 2021 me miliona dollarë kripto para që i përkisnin 400 mijë njerëzve.
Informacioni i fundit i futur në dosjen e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit, ku po kryhet hetimi në lidhje me vendndodhjen e Faruk Fatih Özer, ishte se ai ndodhej në Shqipëri.
Bosi i arratisur i Thodex, përdorte një telefon të modës së vjetër në vend të një telefoni inteligjent.