Autoritetet në Itali kanë vënë në pranga një shqiptar, i cili u kap me një sasi rekord kokaine, prej 72 kg kokaine.
Mediat vendase bëjnë me dije se bashkë me lëndën narkotike u sekuestruan edhe 50 mijë euro cash. Në pranga është vënë një 29-vjeçar shqiptar.
Droga do t’i kishte sjellë trafikantëve fitime në një shumë prej 6 milionë euro.