Një tjetër punonjës i Gardës është arrestuar nga policia e Tiranës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
32-vjeçari Kristian Gjini u arrestua në flagrancë, gjatë kontrollit të kryer nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.
Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparat telefonikë.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës.
Pak ditë më parë u arrestua një tjetër punonjës i Gardës, Martin Nikolli. Ai qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një sherri mes familjes së tij dhe pjesëtarëve të familjes Kaçi në Hamallaj të Durrësit.