Vihet në pranga autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut mbrëmjen e 17 gushtit në qytetin e Elbasanit.
Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar autori i dyshuar Horgito Peqini, 18 vjec.
Policia bënë me dije se Peqini është arrestuar jashtë territorit ku shtrihet Qarku Elbasan. Dyshohet se pas krimit fillimisht ishte strehuar në periferi të Elbasanit i ndihmuar nga dy persona me banim në Elbasan, teksa 18-vjeçari kishte gati planin për t’u larguar jashtë Shqipërisë.
Po kështu u shoqërua nga policia edhe një shtetas me inicialet K.S., 33 vjeç që ishte bashke me autorin e vrasjes.
Po punohet për sqarimin e rrethanave duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.