Departamenti Amerikan i Shtetit është pyetur nga mediat greke në lidhje me arrestimin e kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për Himarën, Fredi Beleri. DASH është shprehur se pret që autoritetet shqiptare të zbatojnë ligjin në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Ata kanë deklaruar se do t’ju bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare për të ndjekur dhe monitoruar procesin zgjedhor më 14 maj.
“Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga autoritetet dhe partitë politike që të garantojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe rregullat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. U bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës amerikane po u bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare për të monitoruar zgjedhjet në të gjithë vendin”, thuhet në komunikimin zyrtarë.