Aktorja Arjola Demiri ishte njëra nga konkurrentet më të forta të Big Brother VIP 1 e cila nuk arriti të shkonte deri në finale por mori një ndër dhuratat më të shtrenjta dhe të bukura që mund t’i bëhej dikujt, një shtëpi.
Kurioziteti për të mësuar nëse aktorja e ka marrë shtëpinë ka qenë i madh dhe siç ka treguar edhe vetë ajo është ndjerë e bezdisur nga pyetjet e shumta për shtëpinë.
Së fundmi, ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku ajo ka vendosur të publikojë një foto të shtëpisë së saj të re duke bërë tag (përmendur) dy drejtueset e Top Channel, Lori dhe Sara Hoxhës, kjo si një shenjë falenderimi për shtëpinë që i dhuruan.