Ardon Jashari shihet si një nga talentët më premtues nën moshën 21 vjeç.
Mesfushori shqiptar luan me Zyrihun në kampionatin helvet, ku po zhvillon një sezon mjaft pozitiv.
Kjo ka bërë që Jashari ta meritojë ftesën e Kombëtares së Zvicrës për të qenë pjesë e Botërorit që u zhvillua në Katar.
CIES ka publikuar renditjen e futbollistëve më të mirë nën moshën 21 vjeç për çdo pozicion.
Sa i përket listës së 10 mesfushorëve mbrojtës më premtues në botë, Jashari renditet i 7-ti.
Ndërkohë, lista kryesohet nga Maia e Sao Paolo-s, i cili pasohet nga Camavinga i Real Madrid-it.