Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ahmetaj ka hyrë i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 12:00. Nuk dihen arsyet se pse zv.kryeministri është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.
Kujtojmë se organi i akuzës ka vendosur në sekuestro preventive dy vila të cilat dyshohet se janë në pronësi të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së tij. Ahmetaj kundërshtoi kontrollet e SPAK në dy vilat me pretendimin se duhej të ishte njoftuar.