Pas rrëzimit të ankimit përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues, Arben Ahmetaj nuk i ndalon përpjekjet me drejtësinë. Ai i është drejtuar me një tjetër kërkesë Apelit të Posaçëm, përmes të cilës kundërshton vendimin e Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive për vilën në Hamallaj.
E njëjta kërkesë për heqjen e sekuestros preventive është bërë edhe për sekuestrimin e vilës në Palasë.
Kujtojmë se Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK-u për shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehje pasurie.