Gjykata e Lartë la në fuqi kontrollet e kryera nga SPAK dhe BKH në vilën e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt në Hamallaj ku u sekuestruan prova dhe 30 mijë euro.
Ish-ministri i financave ka humbur betejën e radhës me prokurorinë e cila po e heton për katër vepra penale.
“Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha. Nenet 202, 204, 205, 206 K.Pr.Penale. Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesit Arben Ahmetaj dhe Erjola Shehu, kundër vendimit më nr. 42, datë 28.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Tiranë”, thuhet në vendim.
Trupi gjykues rrëzoi rekursin e ish-zyrtarit në dhomë këshillimi.