Argjentina e Lionel Messit ka arritur në finalen e gjashtë të Kupës së Botës me një fitore komanduese 3-0 ndaj Kroacisë në stadiumin Lusail të Katarit.
Dy nga golat e Argjentinës erdhën në pjesën e parë pasi Messi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 34-të, pasuar vetëm pesë minuta më vonë nga një tjetër gol këtë herë nga këmbët e Julian Alvarez.
Alvarez e futi topin në rrjetë në minutën e 69-të për të shënuar 3-0 dhe për të lënë çdo mundësi për një rikuperim të vonë jashtë mundësive të Kroacisë.
Kroacia po kërkonte finalen e dytë radhazi, por nuk ishte dita e duhur për ekipin evropian. Argjentina tani do të përballet ose me kampionen në fuqi, Francën, ose me Marokun në finale.
Gjysmëfinalja e së martës pa Messi-n të lidhi rekordin për më shumë paraqitje në Kupën e Botës kur luajti për herë të 25-të për Argjentinën në turneun më të madh të futbollit.
Lothar Matthäus i Gjermanisë më parë mbante rekordin e plotë.
Messi, i cili po luan në Botërorin e tij të pestë dhe me gjasë të fundit, do të ketë një shans për të thyer rekordin nëse luan në finale të dielën.
Gjatë këtij turneu, Messi tashmë ka arritur disa pika të tjera në Katar.
Ai e kaloi Diego Maradona-n si lojtarin argjentinas me më shumë paraqitje në Kupën e Botës gjatë fazës së grupeve dhe iu bashkua Gabriel Batistuta me 10 gola në turne duke shënuar një penallti kundër Holandës në çerekfinale.
Argjentina për herë të fundit arriti në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014 në Brazil, ku humbi ndaj Gjermanisë.