Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka dënuar me 10 muaj burg ish-zëvendës ministren e Punëve të Brendshme, Rovena Voda.
Gjithashtu edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg.
“Deklarimin fajtor të të pandehurës R.V, për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, dhe dënimin e saj (një) vit e 3 (tre) muaj burgim”, vëren njoftimi zyrtar.
Sipas deklaratës së GJKKO-së, ish-zyrtares, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 10 (muaj) burgim.
Ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme akuzohet kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri.
Personi i tretë, Majlinda Hasani ka luajtur rolin e ndërmjetësueses për të lidhur Beun me Vodën, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.
Të trija gratë janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.