Pas ankesave të qytetarëve për drejtuesit e motomjeteve që kryejnë shërbime shpërndarjeje policia rrugore ka nisur kontrollet. Që prej nisjes së planit të masave, gjatë ditëve të fundit, policia ka verifikuar dhe proceduar 325 drejtues motomjetesh.
Nga kontrollet e policisë, 10 prej tyre u konstatuan me motor të modifikuar dhe të papajisur me leje drejtimit, 32 të tjerë me mangësi dokumentacioni, si dhe 283 për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.