Anija kozmike ruse pa pilot Luna-25 është përplasur në Hënë pasi doli jashtë kontrollit. Luna-25 do të ishte e para anije e cila do të zbarkonte në polin jugor të Hënës.
Anija u përplas pasi hasi probleme teksa u zhvendos në orbitën e saj. Ky ishte misioni i parë i Rusisë në Hënë në pothuajse 50 vjet.
Luna-25 ishte vendosur për të eksploruar një pjesë të Hënës që shkencëtarët mendonin se mund të mbante ujë të ngrirë dhe elementë të çmuar. Anija u përplas me sipërfaqen e Hënës teksa drejtohej për tek orbita e saj.