Një teknologji e re për analizimin e proteinave njerëzore parahistorike, e quajtur proteomika, mund të ndihmojë në kërkimin e mbetjeve skeletore dhe të ofrojë njohuri të reja në historinë e njerëzimit që ka dy milionë vjet më parë.
Gazeta britanike The Guardian raporton se analiza e mbetjeve mikroskopike mund të ndihmojë në zgjidhjen e mistereve më të rëndësishme në evolucion, siç është identifikimi i paraardhësit të përbashkët të Homosapiens dhe Neandertalëve.
Zbulimet e bëra duke përdorur teknologji të re për të analizuar mostrat e lashta të ADN-së, të cilat në 20 vitet e fundit kanë ndihmuar në zhbllokimin e shumë mistereve në evolucionin njerëzor, përfshijnë zbulimin se shumë njerëz modernë mbajnë gjenet e Neandertalit dhe se Neandertalët dhe ekzemplarët e Homosapiens duhet të jenë ndërthurur në një moment të caktuar në 100 000 vitet e fundit.
Shkencëtarët nga Instituti Francis Crick dhe Muzeu Britanik i Historisë Natyrore do të kryejnë kërkime gjatë të cilave do të përpiqen të përcaktojnë se sa proteina mund të nxirret nga fosilet, transmeton Tanjug.
“Ne do të punojmë për këtë për tre vitet e ardhshme. Shpresojmë se kjo do të tregojë se ne, bazuar në studimin e proteinave, mund të mësojmë shumë për të kaluarën tonë”, tha profesor Chris Stringer nga Muzeu i Historisë Natyrore.
Një pjesë e hulumtimit do të bëhet duke përdorur një skaner dore, i cili mund të kalohet mbi fosilin për të zbuluar se sa proteina përmban.
Zhvillimi i proteomikës ndjek përparimin e shkencëtarëve në analizën e ADN-së të nxjerrë nga fosilet e lashta të njeriut.
Duke studiuar mbetjet e ADN-së nga ato fosile, shkencëtarët zbuluan se burrat dhe gratë me origjinë jo-afrikane mbartin disa gjene neandertal dhe ekzistenca e një specie krejtësisht të re të njerëzve të hershëm, të njohur si Denisovans, u zbulua bazuar në materialin gjenetik të gjetur në fragmente të dhëmbëve dhe kockave në shpellat e Siberisë.