Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka pezulluar një punonjës i Policisë së Shtetit me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.
Dyshohet se efektivi ka kryer veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Kallëzimi i rremë”. Siç njofton AMP efektivi ka shoqëruar pa arsye një qytetar dhe e ka dhunuar duke i shkaktuar dëmtime fiizke.
“Ky punonjës policie, në mosrrespektim të atributeve për shkak të funksionit organik, me datë 02.12.2022 ka kryer shoqërimin pa arsye të ligjshme të shtetasit Z. Z., të cilin gjatë kohës së qëndrimit në ambientet e Komisariatit, e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike. Gjithashtu, për të manipuluar veprimet e kryera prej tij, ky punonjës policie ka depozituar kallëzim penal ndaj këtij shtetasi për “Kundështim të punonjësit të policisë”, njofton AMP.