Nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore përgjatë muajit maj janë kryer 21 referime në Prokurori për 28 punonjës të Policisë së Shtetit dhe 6 shtetas, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Po gjatë muajit maj janë kryer 5 inspektime të paplanifikuara, të iniciuara nga ankesat e qytetarëve, të cilat i janë nënshtruar hetimit administrativ dhe ankuesit i është kthyer përgjigje mbi përfundimet e inspektimit. Nga hetimet e kryera, janë arrestuar 4 punonjës policie në flagrancë. Kryesisht, indiciet AMP i ka marrë nga qytetarët, ku përgjatë muajit maj, kanë ardhur 140 telefonata. Ndërsa për sa u përket, ankesave në 22 raste, kanë qenë të drejta.
Komisioni Disiplinor ka shqyrtuar për muajin Maj në total 15 praktika disiplinore, nga të cilat në 10 raste ka konstatuar dhe vendosur fillimin e hetimit disiplinor për 21 punonjës policie. Në 8 raste, për 17 punonjës policie, Komisioni Disiplinor ka vendosur fillimin e hetimit disiplinor për “Shkelje të rëndë”.