Prokuroria ka konstatuar prova të rënda që e implikojnë drejtpërdrejt polin Arjan Tase në vrasjen me skaf të 7-vjeçares Jonada Avdia pak ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë.
Në kërkesën e prokurorisë ndaj gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Arjan Tasen jepen edhe detaje macabre të dëmtimit që ka marrë e mitura nga të dy motorët e fuqishëm të skafit që drejtonte Arjan Tase.
Siç duket në dokumentin e siguruar nga gazetari i ABC, Ermal Vija, sipas mjekësisë ligjore, e ndjera ka pësuar dëmtime shumë të mëdha në kokë, në trup si edhe gjymtyrët e poshtëm.
Siç theksohet në raportin e prokurorisë, dëmtimet më të mëdha e mitura i ka marrë në kokë ku janë vërejtur disa prerje shumë të thella të shkaktuara ngë helikat e skafit si edhe në pjesën e gjoksit.
“Në këto kushte makabriteti si edhe dëshmive të personave të pranishëm në momentin e vrasjes së 7-vjeçares, Prokuroria ka hedhur poshtë raportin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila çuditërisht thotë se vrasja ka ndodhur 15 metra në thellësi të detit, ndërkohë që e kategorizoi si “vrasje nga pakujdesia”, raporton abcnews.al.
Në arsyetimin që bën prokuroria theksohet se ky krim nuk mund të cilësohet si vrasje pa dashje sepse:
“Vepra penale e vrasjes nga pakujdesia është një vepër penale që kryhet me faj, në formën e pakujdesisë ë shfaqet në formën e vetëbesimit të tepruar ose të neglizhencës. Personi e kryen veprën penale me pakujdesi kur ai parashikon mundësinè e ardhjes së pasojave, nuk i dëshiron ato dhe me mendjelehtësi shpreson që t’i shmangë pasojat ose kur nuk i parashikon pasojat, por nisur nga rrethanat duhet dhe kishte mundèsi t’i parashikonte, Me situatën e ndodhur, vdekja e së miturës ka ndodhur në një zonë që ështeë kategorikisht e ndaluar për lejimin/ kalimin e mjeteve lundruese.
Shtetasi Arian Tase, me detyrë punonjes i policise së shtetit, që ka objekt të punës së tij zbatimin e ligjit edhe pse ditën e ngjarjes rezulton të ketë qenë me leje vjetore, ka vepruar në kundërshtim me ligjin.
Ai e ka parashikuar që lundrimi me mjet lundrues pikërisht në një zonë detare të ndaluar për të hyrë, ku qartësisht evidentohen fëmijë, të rritur dhe të moshuar që janë duke pushuar dhe argëtuar, sjell pasoja për jetën dhe shëndetin e tyre duke qenë në dijeni se në një hark kohor relativisht të shkurtër kanë ndodhur të tilla raste (tashmë të njohura edhe mediatikisht) edhe pse nuk e ka dëshiruar ardhjen e pasojës, pra vdekjen e shtetases së mitur, me veprimet e kryera, ai me vetëdije e ka lejuar ardhjen e pasojës. Dashje indirekte ose e tërthortë si një një nga format e fajësisë nënkupton që personi parashikoin që nga veprimi i tij mund të vijnë pasoja të kundërligjshme. Këto pasoja nuk dëshirohen prej tij, por me vetëdije dhe ndërgjegje lejohet ardhja e pasojave. Në këë kuptim, veprimet e të arrestuarit Arian Tase do të cilësohen sipas nenit 76 të Kodit Penal “Vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte/ të tërthortë”.
Pavarësisht ndryshimit të cilësimit ligjor të veprës për të cilën dyshohet tashmë ky shtetas, duke qenë se plotësohen kriteret e parashikuara nga neni 251/1 dhe 252 të Kodit të Procedurës Penale në lidhje me arrestimin në flagrancë (vepra penale që parashikon një dënim jo më të ulët se pesë vjet), i kërkohet gjykatës që të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Arian Tase.
Kërkojmë nga gjykata që ndaj këtij shtetasi të caktohet masa e sigurisë “arrest me burg” të parashikuara nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Nga të dhënat e deritanishme, për këtë shtetas ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Vrasje te kryer në formën e dashjes indirekte”.