Ambasadori gjerman Peter Zingraf ka folur nga Korça për Procesin e Berlinit. Zingraf u pyet nëse do të bëjë Procesi i Berlinit të njëjtën gjë që bëri për konfliktet në Evropë.
Ambasadori gjerman tha se nisma e iniciuar nga Merkel është për t’i qëndruar pranë Shqipërisë dhe rajonit. Zimgraf shtoi se është në dorën e Shqipërisë që të ndihmojë procesin e integrimit evropian në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Procesi i Berlinit asokohe u iniciua nga ish kancelarja Merkel, pikërisht për të qëndruar në anë të Shqipërisë dhe gjithë rajonit për të përshpejtuar, ndihmuar dhe mbështetur rrugën e Shqipërisë dhe rajonit drejt BE. Kuptohet që ky nuk është proces i institucionalizuar apo i zyrtarizuar në këtë këndvështrim, pasi proceset e vërteta të institucionalizuara dhe zyrtarizuara gjenden dhe zhvillohen në Bruksel, në kuadër të zgjerimit të BE, por sigurisht Shqipëria ka në dorë që në kuadër të procesit të Berlinit të bëjë shumëçka për të ndihmuar procesin e integrimit të vet dhe vendeve të rajonit në BE”, tha Zingraf.