Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani i është futur punës me themel duke emëruar sot disa ndryshime në SPAK. Nga dita e sotme, Adnand Xholi do të jetë drejtues i ri i seksionit të krimit të organizuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pozicion të cilin e ka mbajtur vetë Dumani përpara se të merrte drejtimin e SPAK-ut.
Arben Kraja, i cili mbajti për 3 vite postin e kreut të SPAK do të jetë drejtues për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe hetimet e përbashkëta, duke zëvendësuar kështu prokurorin Ened Nakuçi.
Pas plotësimit të shefave të sektorëve hapet gara dhe mandej zgjidhet zëvendëskryetari mes 3 krerëve të këtyre sektorëve.