Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i kërkoi të martën e 22 nëntorit qeverisë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Shkodër, Lezhë dhe Durrës.
Kjo, për shkak të situatës së përkeqësuar të motit.
“Situata e reshjeve të ditëve të fundit ka shkaktuar problematika të rënda në zona të ndryshme të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar arat me të mbjella, bagëtitë, shtëpitë e qytetarëve, pasuri të trashëgimisë kulturore, si rasti i Urës së Bahcallëkut në Shkodër”, theksoi Alibeaj.
Kujtojmë që, Shqipëria prej tre ditësh është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku situata më problematike ka qenë në Shkodër.
Si pasojë e motit të keq dy persona në Malësi të Madhe humbën jetën mesditën e së dielës.