Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që të vizitojë Tiranën ditën e dielë. Sipas agjendës që është zbuluar deri më tani, Albin Kurti pritet që të ketë takime me kryeministrin e vendit Edi Rama si dhe me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla. Nuk dihet arsyeja përse Albin Kurti ka zgjedhur pikërisht ditën e dielë që është ditë pushimi, për të bërë një takim zyrtar.
Kujtojmë se disa ditë më parë Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për stabilizimin e marrëdhënieve, marrëveshje që ‘u bekua’ nga ndërkombëtarët.