Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat. Ai e bëri të ditur këtë gjë teksa mori pjesë në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë.
“Nuk duam të befasojmë aleatët tanë, por duam të befasojmë kriminelët”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
Kosova e shtyu afatin për targat me 10 muaj pasi ia kërkoi SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Vendimi për targat ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj pas incidenteve armatosura që ndodhën në veri të vendit.