Policia e Kosovës ka deklaruar se alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës ka rezultuar i rremë.
Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se pas kontrolleve të kryera rezulton se alarmi ishte i pavërtetë dhe kishte “qëllime të caktuara”, por pa dhënë më shumë detaje.
Sipas policisë është bërë kontrolli i imtësishëm i godinës por nuk është gjetur asgjë.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, shkruan Gara në Facebook.