Pas një njoftimi të marrë për alarm për bombë, aeroporti i Kosovës “Adem Jashari’’ është mbyllur deri në një njoftim të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarja e Aeroportit Valentina Gara e cila ka theksuar se për kushte sigurie, të gjithë udhëtarët dhe personeli i aeroportit janë evakuuar.
Policia ka thënë se ekipet emergjente po kontrollojnë të gjithë godinat dhe po kryejnë detyrat e tyre. Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në mënyrë që aeroporti të rihapet sa më shpejt.