Aktori italian Roaul Bova akuzohet për evazion fiskal dhe deklarim të rremë. Sipas Prokurorisë, aktori i famshëm nuk ka paguar tatimet e vitit 2011, duke qenë në borxh me shtetin 417 mijë euro.
Kjo nuk është hera e parë që aktori ka probleme me drejtësinë, pasi në vitin 2017është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg për deklarim të rremë në mënyrë që mos të deklaronte 600 mijë euro për periudhën 2005-2010.
Aktori italian Roaul Bova është përgjegjës për transferimin e kostove te kompania që menaxhon imazhin e tij, ku është aksioner me 80%, duke paguar një tarifë më të ulët në vitin 2011.
Por ai nuk ka vetëm probleme për modeklarimin e pasurisë dhe deklarata të rrema, mbi Bova-n është i hapur edhe një gjyq për dhunë, kërcënim dhe plagosje që ka ndodhur më 27 prill 2019.