Met Gala e sivjetme në Nju Jork iu kushtua Karl Lagerfeld, për kontributin e tij në historinë e modës. Si çdo vit, sytë e të gjithëve janë te krijimet e zgjedhura nga emra të mëdhenj të Hollivudit, për t’u shfaqur në një nga eventet më të mëdha të modës në botë.
Edhe pse shumica e njerëzve përpiqen shumë të spikasin dhe të jenë të veçantë nga të tjerët, fati nuk është gjithmonë në anën e tyre.
“E pafata” e mbrëmjes së këtij viti ishte Olivia Wilde, pasi një regjisore kinez zgjodhi të njëjtin fustan si ajo.
Si Wilde ashtu edhe 29-vjeçarja Margaret Zhang kishin veshur një krijim të shtëpisë franceze Chloé, bazuar në një dizajn të Lagerfeld. Ky është një fustan vintage që daton në vitin 1983.
Aktorja e njohur e ka veshur në versionin e bardhë, ndërsa Zhang në të zezë.
Për një vajzë, e di shumë mirë se nuk është aspak e bukur kur shikon një tjetër vajzë në mbrëmje me të njëjtin fustan si ti.
Olivia Wilde and Margaret Zhang wear the same dress to 2023 Met Gala https://t.co/HSwqTkofEa pic.twitter.com/kgvkZZwCwR
— New York Post (@nypost) May 1, 2023