Një 10-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike një ditë më parë në Bërxullë, e ndërsa ditën e sotme janë vënë në prangat e policisë 2 shoferët.
Policia tha se dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksident njëri 30 dhe tjetri 63-vjeçar u arrestuan.
2 makinat u përplasën me njëra-tjetrën, e ndërsa për fat të keq e pësoi vogëlushi që po qëndronte në lokalin e babait të tij në fshatin Bërxullë të Tiranës. Goditja rezultoi fatale për të voglin, që humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.