Mediat greke kanë publikuar emrat e 5 shqiptarëve të cilët ndërruan jetë tragjikisht mbrëmjen e kaluar në Selanik të Greqisë. Në aksident kanë ndërruar jetë Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daçi 50 vjeç, Ergin Peposhi 19 vjeç, Ardit Peposhi 16 vjeç dhe Gazment Brahaj 47 vjeç.
Besim Muçaj, Ardit Peposhi dhe Ergin Peposhi ishin me origjinë nga Kukësi por jetonin në Durrës, Gazment Brahaj me origjinë nga Preza dhe banonte në Tiranë, ndërsa Ilir Daçi jetonte në Durrës.
Mediat greke konfirmojnë se viktimat ishin punëtorë sezonalë. Mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 MU që drejtohej nga shoferi Besim Muçaj hyri në korsinë e gabuar duke u përplasur kokë më kokë me një kamion, përplasje e cila rezultoi fatale për 5 shqiptarët.