Drejtoria e Policisë së Shtetit ka pezulluar shefin e Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, Nënkomisar Adriatik Shehun, pas aksidentit me dy viktima në Ksamil.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit ku një 17-vjeçar i cili po drejtonte mjetin tip Mercedes Benz përplasi motomjetin me drejtues dhe pasagjer, dy shtetas italianë.
Për pasojë, turistët humbën jetën ndërsa 17-vjeçari dhe shoku i tij u dërguan në spital.