Policia ka arritur të identifikojë viktimat e aksidentit të djeshëm në mbikalimin e Saukut. Si pasojë e rënies së ‘Audit’ nga mbikalimi, kanë ndërruar jetë Erisilda Abedini 22 vjeçe dhe Sikela Përroj 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Gjithashtu viktimë mbeti edhe drejtuesi i mjetit 20-vjeçari Klevis Ruçaj banues në Fier. Viktima i cili shfaqet në foton e mëposhtme ka qenë me shpejtësi 200 km/h në momentin që ka ndodhur aksidenti. Ai kishte pak më shumë se 1 vit që kishte marrë patentën dhe ishte ndëshkuar 5 herë nga policia rrugore pa siguracion më 27 janar 2022, për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator 2022, për moszbatim sinjalistike më 7 tetor 2022, për shpejtësi tej normave të lejuara më 15 nëntor 2022, për përdorim celulari në drejtimin e mjetit më 9 dhjetor 2022.
20-vjeçari Klevis Ruçajt i pëlqente shpejtësia, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale, njëlloj si në një video ku lëvizte me shpejtësi deri në 271 km/h. Madje, Ruçaj mburrej në rrjet se ishte i aftë të drejtonte makinën edhe vetëm me një dorë.