Janë zbardhur detaje të tjera lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi gjatë natës në Fortuzaj, në Tiranë, ku humbën jetën dy persona.
Viktimat janë Denis Çali dhe Brusild Gjyla. Dyshohet se të rinjtë nuk e njihnin mirë rrugën, por edhe për shkak të mungesës së ndriçimit dhe zonës së thellë, nuk e kanë parë kthesën dhe mjeti i tyre ka rënë në humnerë.
Mësohet se Denis Çali kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, ku jetonte, ndërsa Gjyla, në shtator kishte caktuar ditën e dasmës.