Nga aksidenti në Kroaci i autobusit shqiptare ka humbur jetën 41-vjeçari Gazmir Korbi, një prej oficerëve të Komandos së Forcave Ajrore. Ai ishte pasagjer në autobusin i cili humbi kontrollin në rrugën kombëtare Split-Zagreb. Autobusi u anua në të djathtë, ndërkohë që reshjet e borës e kishin bërë të vështirë qarkullimin.
Aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës ndërsa nga aksidenti mbetën edhe 7 të plagosur. Për aksidentin reagoi edhe Presidenti Begaj dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.