Një 28 vjeçar nga Ngurrëza e Lushnjes është aksidentuar për vdekje teksa po shkonte në punë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit.
Sherif Metushi po udhëtonte me motor, ndërsa është përplasur me një furgon që drejtohej nga një 32-vjeçar Arben Shihin i cili po transportonte punëtorët për në një pikë grumbullimi. Përplasja ka qenë e fortë çka solli vdekjen e 28-vjeçarit.
Policia e Lushnjes ka ndaluar drejtuesin e furgonit Arben Shihin që dyshohet se ishte shkaktari i ngjarjes tragjike si dhe ka marrë në pyetje punëtorët që ishin brenda mjetit.