Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në darkë në Reggio Emilia të Italisë.
Një 22-vjeçare shqiptare dhe tre fëmijë përkatësisht dy, dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç kanë humbur jetën ndërsa burri që drejtonte automjetin ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, shoferi ishte partneri i 22-vjeçares shqiptare. Ata ishin prindër të fëmijës 2-vjeçar ndërsa mediat e tjera shkruajnë se dy fëmijët e tjerë, 10-vjeçari dhe 12-vjeçari që ndërruan jetë, ishin vëllezërit e 22-vjeçares.
Makina po shkonte në drejtim të Sant’Ilario, kur drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga e cila më pas është përplasur me një shtëpi të pabanuar.
Për nxjerrjen e trupave kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ndërhyrja ka zgjatur deri vonë.
Policia italiane po kryejnë hetimet e nevojshme për të zbuluar dinamikën e aksidentit shumë të rëndë, ndërsa rruga është mbyllur për qarkullim.