Dy vëllezër janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtare TEG.
Automjeti me drejtues shtetasin F. H., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.