Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Për pasojë, ka humbur jetën një vajzë e mitur 8-vjeçare dhe janë plagosur disa persona të tjerë.
Vajza 8-vjeçare e cila ka ndërruar jetë po udhëtonte me mjetin tip “Golf” me targë të Gostivarit, ndërsa automjeti tjetër është me targa shqiptare. Nga përplasja mjeti tip “Golf” ka përfunduar mbi barrierën anësore të rrugës.
Sipas policisë, drejtuesja e mjetit tip “Golf” me iniciale T. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. H., banues në Kavajë. Drejtuesja ka mbetur e plagosur bashkë me vajzën tjetër 11-vjeçare.
Shoferi A.H. dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të mbetën të plagosur. Të gjithë të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.