Një aksident fatal, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 46-vjeçare është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Goraj të Perondit.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se motori i drejtuar nga një 20-vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.
Sakaq, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi:
Informacion paraprak
Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.