9 persona, kryesisht pasagjerë në autobusin e transportit publik në Tiranë, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të shumëfishtë pranë “Urës së Tajvanit’.
Sipas pamjeve, një makinë Porsche i zi i pret rrugën autobusit të Unazës, i cili duket që udhëton me shpejtësi edhe pse ndodhet përpara semaforit të kuq.
Nga përplasja e fortë mes tyre autobusi merr para edhe disa makina të tjera të ndalura në rrugë.
Shoferi i Unazës, 63-vjeçari Agron Xhafa, ka mbetur edhe vetë i dëmtuar, por pas testit të kryer nga policia në spital, ai nuk ka qenë nën efektin e alkoolit. Ashtu si ai, edhe drejtuesit e tjerë të makinave që u përfshinë në aksident, nuk kanë rezultuar pozitiv në testin e alkoolit që efektivët e policisë rrugore u bënë. Përveç 63-vjeçari, mes të plagosurve, 2 janë vajza, 35 dhe 31 vjeç dhe 2 shoferë të makinave të përplasura.