Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Korçë, ku 2 makina janë përplasur “kokë më kokë”, për pasojë ka humbur jetën 1 persona, e ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Kapshticë”, pranë fshatit Cangonj, ku viktima është identifikuar si Miranda Malolli, rreth 50-vjeç e ndërsa 7 të plagosurit, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, teksa grupi hetimor po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen.