Një garë mes dy makinave ka përfunduar në fatalitet për disa të rinj në Itali. Mediat vendase raportojnë se viktimë është Arnold Selishta, 22 vjeç, më origjinë shqiptare.
Një nga mjetet është përplasur fort me tjetrin dhe për pasojë është përmbysur në shinat e trenit. Makina ka shpërthyer në flakë pas përmbysjes, por të rinjtë kanë arritur të dalin nga mjeti.
Viktima është nxjerrë fillimisht me shenja jete, por pavarësisht tentativave të mjekëve për ta mbajtur gjallë, nuk ia ka dalë dot. I plagosur ka mbetur edhe 18-vjeçari që ishte në mjet me Arnold Selishtën.