Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Raportohet se nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Ngjarja ka ndodhur në “Sektor Rinia”, ndërkohë që ende janë të paqarta rrethanat e aksidentit.
Në vendngjarje po punohet për nxjerrjen e mjetit nga uji.