Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Piraj. Një automjet tip “Fuoristradë Mitsubishi” me targa greke, është përplasur me një “Audi A6.” Shkak dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i Audit me targa të Kosovës. Katër persona kanë mbetur të plagosur.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar trafiku në të dyja anët dhe lëvizja e automjeteve është devijuar në aksin e vjetër Kallmet-Dajç. Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.