Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Tiranë-Elbasan, afër TEG-ut.
E përfshirë në aksident është edhe një makinë diplomatike. Burimet bëjnë me dije se ka ndërruar jetë shoqëruesi i ambasadorit rus, por makina nuk ka qenë e vetë ambasadorit. Ndërsa raportohet për dy persona të tjerë të plagosur.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë aks rrugor ndodhin aksidente të rënda me pasojë edhe vdekjen.