Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak para mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50. Mjeti me drejtues shtetasin E.Ç është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. F.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi E. Ç., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër, 12 dhe 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.