Ajsbergu më i madh në botë ka nisur të lëvizë pas më shumë se 30 vitesh. Ajsbergu, i quajtur A23a, u nda nga vija bregdetare e Antarktikut në vitin 1986 por u vendos me shpejtësi në Detin Weddell, duke u ‘shndërruar’ në një ishull prej akulli. A23a ka një sipërfaqe prej 4 mijë km katror dhe mund të përllogaritet sa dyfishi i madhësisë së Londrës. Ishulli prej akulli ka një trashësi prej 400 metrash.
Vitin e kaluar, A23a u zhvendos duke kaluar përtej ujërave të Antarktidës por së fundmi i nxitur edhe nga erërat dhe rrymat, po kalon majën veriore të Gadishullit Antarktik. Kur këto ajsberg të mëdhenj shkrihen, ata lëshojnë pluhurin mineral. Ky pluhur është një burim i lëndëve ushqyese për organizmat që formojnë bazën e zinxhirëve ushqimorë të oqeanit.
“Në shumë mënyra këta ajsbergë janë jetëdhënës, ata janë pika e origjinës për shumë aktivitete biologjike”, tha Dr Catherine Walker, nga Instituti Oqeanografik Woods Hole.