“I kërkoj falje fëmijëve të mi”, tha bashkëshorti vrasësi 51-vjeçar mëngjesin e sotëm teksa po shkonte me makinë në hetuesinë e Zakynthos.
Autori i vrasjes së 41-vjeçares fatkeqe, që ndodhi të dielën e kaluar në Tsilivi të Zakynthos, do të kërkojë sot falje për aktin e tij, të cilin e ka rrëfyer. Kujtojmë se prokurori i Zakynthos e ka proceduar për vrasje me dashje.
“Nëna ime punonte dy punë dhe babai i shpenzoi të gjitha paratë”, thotë djali i burrit vrasës
Djali 20-vjeçar i 41-vjeçares që u vra nga i shoqi foli për krimin në Zakynthos që tronditi gjithë Greqinë.
I riu ka qenë në gjykatë të martën pasi ka dashur të jetë “i pranishëm” kur babai i tij ka kaluar nga dera e prokurorisë për të kërkuar falje. Në deklaratën e tij për gazetën Peloponnisos ai tha:
“Nëna ime kishte frikë. Ajo punoi dy punë për të mbajtur fëmijët e saj, si dhe atë. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e tij. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë. Edhe duke e rrahur që të largohej. Por ai vinte atje. Edhe kur ajo e paditi një muaj më parë, ai iu lut të kthehej. Më pas ai u lirua dhe kishte kushte kufizuese për të mos iu afruar mamasë. Por ai erdhi dhe iu lut të qëndronte në shtëpi derisa të gjente një vend tjetër. Dhe nëna ime, duke menduar për ne dhe duke u frikësuar, e pranoi. Pavarësisht drurit që kishte ngrënë nga duart e tij”.
Në ditën e vrasjes, djali 20-vjeçar i 41-vjeçares tha:
“Ka ardhur në shtëpi i dehur, unë isha larg. Ai e ka rrahur shumë nënën time. Nëna ime shkoi në Polici dhe e paditi sërish. Dhe policët e lanë të ikte dhe ajo u largua. Ata as që e kishin rregulluar një makinë patrullimi për ta sjellë në shtëpi. Për të kontrolluar, për të parë se çfarë po ndodh. E lanë të pafuqishëm. Dhe babai im e gjeti të ulur në shkallët e shtëpisë dhe e vrau”.