Administrata e presidentit amerikan Joseph Biden po ofron një raund të ri ndihme, me vlerë 1.2 miliardë dollarë, për të zgjatur jetën e termocentraleve bërthamore të shkatërruara dhe të mbyllura, raporton Reuters.
Ekipi i Bidenit për klimën beson se energjia bërthamore është çelësi për krijimin e energjisë pa karbon, e nevojshme për të arritur qëllimin e energjisë 100 për qind të pastër deri në vitin 2035, raporton Tanjug.
Mjetet do të ndahen nga buxheti i Programit të Kredisë Bërthamore Civile, me vlerë gjashtë miliardë dollarë dhe do të shpërndahen nga Ministria e Energjisë.
Përballë kostove të larta të mirëmbajtjes dhe konkurrencës nga energjia e erës dhe diellore, si dhe gazi natyror i lirë, një duzinë reaktorësh bërthamorë janë mbyllur në SHBA që nga viti 2013, duke lënë në funksion 93.
Në këtë raund ndihme, paratë do të përcillen për termocentralet që rrezikojnë të mbyllen në vitet e ardhshme, por edhe për termocentralet që kanë ndërprerë punën më 15 nëntor 2021.